U futën për t’u larë në lumin Drin/ Rrjedha e ujit merr 5 të afërm, shpëtohen 4 prej tyre, një vajzë 7-vjeçare dyshohet e mbytur
Vetëm një pjesë e vogël besimtarësh myslimanë u panë duke falur namazin e teravive në Mekë, të Arabisë Saudite.
Megjithëse autoritetet lehtësuan disa nga masat e koronavirusit në disa vende, dy qytetet e shenjta, Meka dhe Medine, vijojnë ende të jenë të izoluara, këtë fillim muaji të Ramazanit.
Xhamia e Shenjtë në Mekë, e cila thuajse gjatë gjithë vitit frekuentohet nga miliona besimtarë nga mbarë globi, muajt e fundit, është parë plotësisht e boshatisur, për shkak të masave të ndërmarra ndaj luftës së koronavirusit. Megjithatë, disa besimtarë në Mekë, vendosën të “thyejnë rregullat” dhe të falin namazin e teravive, por duke respektuar dhe distancimin social nga njëri-tjetri. Fotot e mëposhtme janë vërtetë të rralla, për më shumë ju ftojmë t’i ndiqni.
Top Channel