Foto të rralla/ Meka gjatë Ramazanit, besimtarët “ndryshojnë” traditën e faljes

28/04/2020 20:16

Vetëm një pjesë e vogël besimtarësh myslimanë u panë duke falur namazin e teravive në Mekë, të Arabisë Saudite.

Megjithëse autoritetet lehtësuan disa nga masat e koronavirusit në disa vende, dy qytetet e shenjta, Meka dhe Medine, vijojnë ende të jenë të izoluara, këtë fillim muaji të Ramazanit.

Xhamia e Shenjtë në Mekë, e cila thuajse gjatë gjithë vitit frekuentohet nga miliona besimtarë nga mbarë globi, muajt e fundit, është parë plotësisht e boshatisur, për shkak të masave të ndërmarra ndaj luftës së koronavirusit. Megjithatë, disa besimtarë në Mekë, vendosën  të “thyejnë rregullat” dhe të falin namazin e teravive, por duke respektuar dhe distancimin social nga njëri-tjetri. Fotot e mëposhtme janë vërtetë të rralla, për më shumë ju ftojmë t’i ndiqni.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA