​Kurti nuk flet për zhvillimet politike, i quan pingpong politik

27/04/2020 11:43

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani kanë bërë homazhe të memoriali i të pagjeturve në sheshin “Skënderbe”, në ditën e të pagjeturve.

Kurti është pyetur për zhvillimet politike por ka thënë se nuk është vendi të flas për pingpongun politik.

Ai ka thënë se po bëjnë nderime për të gjithë të vrarët në Kosovë.

Kurti tha se po bëjnë nderim edhe para kuvendit të Kosovën në përkujtim të të gjithë atyre që u vranë në Kosovë.

“Plagët ngelen të hapura, ato kullojnë për familjarët dhe të gjithë shoqërinë tonë dhe nuk duhet të ketë mëshirë për kryerësit e këtyre veprave. Më 29 maj të vitit të kaluar në kuvendin e vitit të kaluar është miratuar ndryshimi i kodit penal ë mundëson që kriminelet e luftës të dënohen në mungesë dhe jemi të gatshëm të kontribuojmë si qeveri, por prokuroria është koha ta jep fjalën e vet”, ka thënë ai.

Kurse, Vjosa Osmani tha se pa kthimin e të zhdukurve nuk mund të ketë paqe në mes Kosovës dhe Serbisë.

Top Channel