Ulet numri i viktimave nga Covid-19, 768 të vdekur në Britaninë e Madhe gjatë 24 orëve të fundit

25/04/2020 06:13

Në Britaninë e Madhe numri i të vdekurve nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit ishte 768. Sipas autoriteteve ndonëse numri i viktimave mbetet akoma i lartë, kurba ka filluar të ulet.

‘Vdekjet nga koronavirusi në Britaninë e Madhe vazhdojnë të bien gradualisht. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 768 të vdekur. Shifra më e lartë e të vdekurve është ajo e datës 10 prill me 980 viktima.

Që nga kjo datë kurba ka nisur të bie me ritme graduale’- thanë autoritetet në Britaninë e Madhe.

Ulja e kurbës pasqyrohet edhe në grafikun e mëposhtëm të publikuar nga BBC.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA