E përdtishmja gjermane Der Spiegel raportonte dje se vendi do të nisë të blejë gjuajtësit amerikanë F-18 sipas dëshirës së ministres së mbrojtjes Annegret Kramp-of Karrenbauer dhe pa aprovimin e koalicionit social-demokrat.
Sipas burimeve të gazetës, ministria e mbrojtjes i kishte shkruar sekretarit amerikan të mbrojtjes Mark Esper, duke kërkuar blerjen e 45 gjuajtësve F-18. Me to vendi kërkon të zëvendësojë gjuajtësit e vjetëruar gjermanë Tornado.
Çështja kishte nisur diskutimet më herët nga ish-ministrja gjermane e mbrojtjes Ursula von der Leyen, por miratimi i Bundestag nuk është dhënë prej kundërshtimit të social-demokratëve (SPD).
Kjo pasi sipas tyre një kontratë duhet bërë jo vetëm me prodhuesit amerikanë Boeing për blerjen e F-18, por dhe me prodhuesit evropianë për gjuajtësin e tyre elitar Еurofighter.
Revista gjermane tha se Karrenbauer kishte kërkuar blerjen e 45 F-18, nga të cilët 30 me modifikimet e fundit të F-18 Super Hornet i aftë të mbajë armë bërthamore.
Në fund të marsit Gjermania u përfol për blerjen e rreth 90 gjuajtësve Eurofighter Typhoons, 30 F/A-18E/F të 15 EA-18G, por plani ende nuk kishte marrë miratimin.
Top Channel