Top Talk-Befason Ministri i Bujqësisë. Luleshtrydhja shqiptare në bursë. Optimizëm bujqësor në kohë  pandemie

24/04/2020 18:27

Ditën e sotme i ftuar në Top Talk ka qenë ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, ku është folur për vështirësitë që po kalon ky sektor në këtë kohë pandemie.

Ai u shpreh se ky sektor ka qenë ndër ata që ka funksionuar më mirë, madje ka pasur disa sektorë të bujqësisë që janë më mirë se vitin e kaluar.

Sipas tij është rritur edhe prodhimi edhe shitja edhe eksporti

Teksa po diskutohej në lidhje me çmimet ministri u shpreh se sot në serë kilogrami i luleshtrydhes ishte 230 lekë.

Denis Dyrnjaja: Na duket sikur është futur në bursë edhe luleshtrydhja

Blendi Çuçi: Ashtu është padiskutim fare, as mos e diskuto ti atë punë. Ajo është ekuilibri që vendosin tregjet. Sot ka kërkesë, fjala bie Kosova, Bullgaria kërkojnë katër kamiona me këtë çmim.

Denis Dyrnjaja: Dakord, po për vendin mendon njeri këtu se nuk është çështja se jemi në dispozicion të Bullgarisë.

Blendi Çuçi: Të ka munguar gjë ty?

Denis Dyrnjaja: Është çështja e lekëve se 230 lekë që del nga sera është problem.

Top Channel