Haradinaj thërret mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm në orën 16:00

24/04/2020 12:39

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm në ora 16:00 kanë thënë burime për Top Channel.

Në këtë mbledhje do të diskutohet për koalicionin me LDK dhe NISMA si dhe për numrin e ministrive që kjo parti do t’i ketë si pjesë e Qeverisë me kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti.

Burime po ashtu kanë konfirmuar se përveç kandidatëve për ministër: Besnik Tahiri, Selim Selimi dhe Meliza Haradinaj është duke u diskutuar edhe mundësia për një kandidatë të katërt por për këtë do të vendos këshilli.

Top Channel