Ministri i Bujqësisë flet si fermer, në emër të fermerëve dhe për fermerët. Çuçi rrëfen mrekullinë bujqësore

24/04/2020 18:04

Ditën e sotme i ftuar në Top Talk ka qenë ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, ku është folur për vështirësitë që po kalon ky sektor në këtë kohë pandemie.

Denis Dyrnjaja: A keni identifikuar se cilët sektorë janë më të prekurit në Bujqësi?

Blendi Çuçi: Përgjithësisht sektori i bujqësisë është ai që ka funksionar më së miri, jo vetëm krahasuar me sektor të tjerë të ekonomisë por me veten e vet ka segmente të sektorit që janë në një situatë shumë të mirë krahasuar me një vit më përpara.

Kjo vjen për arsyen se pavarësisht rregullave që kemi vendosur për periudhën e karantinimit ne nuk e ndaluam në asnjë ditë veprimtarinë në bujqësi blegtori apo peshkim.

Pjesa që ka pasur një lloj mungese të xhiros ka qenë sektori i peshkimit dhe kjo është e justifikueshme për faktin se u mbyllën restorantët dhe turizmi.

Denis Dyrnjaja: A janë të përfshirë punonjësit e peshkimit në skemën e re të pagës së luftës?

Blendi Çuçi: Nuk ka qenë nevoja për momentin pasi këto biznese e kanë përballuar vetë deri në këto çaste që flasim.

Top Channel