Emri/ Vrasja në Korçë, policia jep detajet
23/04/2020 21:12
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë mbrëmjen e sotme ku bëhet me dije se një person është vrarë me mjet prerës.
Sipas burimeve ai është Petrika Treska.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 23.04.2020, rreth orës 20:30, në lagjen nr. 7, në rrethana ende të paqarta është goditur me mjet prerës shtetasi P. T., rreth 67 vjeç, banues në Korçë, i cili pas mbërritjes në Spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Top Channel
Komisioni Europian pranon letrën e Merz/ Nga Ukraina te Ballkani, gati dhe diskutimi për afrimin e Shqipërisë në BE
“Armëpushim pa kushte dhe heqja e sanksioneve”/ Marrëveshja mes SHBA dhe Iranit, cilat janë 10 pikat kryesore të draftit për paqe