08/11 18:30
GREQI- Ka shkuar në 125 numri i viktimave të shkaktuara nga koronavirusi në shtetin fqinj.
Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë shënuar 4 viktima që ishin prekur nga Covid-19. Dje në Greqi nuk u shënuar asnjë viktimë por mesa duket numri është rritur sërish.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë infektuar 55 raste të reja me Covid-19. Greqia ka shtyrë masat kufizuese dhe të lëvizjes për të paktën edhe një javë. Ndërkohë që më 4 maj pritet të merren vendimet e tjera.
Top Channel