Programi i Ushqimit Botëror nga OKB-ja paralajmëroi se impakti në ekonomi që ka shkaktuar koronavirusi mund të dyfishojë numrin e të varfërve në më shumë se 265 milionë persona.
Në një deklaratë këtë të martë ata bëjnë thirrje që të merren masa të menjëhershme që ajo mos të bëhet realitet.
“COVID-19 është katastrofë për miliona persona që mbahen në fije të perit. Është një goditje e madhe për ata që kanë të ardhura vetëm sa të sigurojnë bukën e gojës” – shprehet kreu i ekonomisë së programit, Arif Husain.
Në të këtë raport të publikuar, shkruhej se në shumë shtete, personat që kanë vështirësi ekonomike të tejskajshme nuk do të mund t’i rezistojnë për shumë gjatë impaktit të pandemisë.
“Shumë shtete do të vendosen përballë një zgjedhje të vështirë, të shpëtojnë pacientët nga koronavirusi, apo të shpëtojnë të varfrit nga uria” – vijon Husain.
Top Channel