Vetëm një orë larg shtëpisë/ Një 12-vjeçare humb jetën pasi u përpoq të bënte 200 milje rrugë gjatë bllokimit nga koronavirusi

21/04/2020 11:49

Një vajzë 12-vjeçare në Indi, e cila kishte nisur një udhëtim prej 200 milje në këmbë gjatë bllokimit të koronavirusit, humbi jetën vetëm një orë larg shtëpisë së saj, sipas zyrtarëve vendas, shkruan CNN.

Jamlo Madkam punonte në fushat e specit në fshatin Perur, në shtetin jugor të Telangana. Bllokimi në shkallë vendi ishte menduar të përfundonte në 14 Prill – por u zgjat deri në maj.

Më 15 Prill, Madkam dhe 11 të tjerë, filluan udhëtimin për në Chattisgarh në Indinë qendrore. Ata vendosën të ecnin për në shtëpi sepse tashmë ishin pa punë dhe nuk ishin të sigurt se kur bllokimi do të përfundonte.

Tre ditë më vonë, ajo vdiq para se të mund të shkonte në shtëpi.

“Ata përshkuan terrenin malor për të shmangur barrikadat e policisë, për tre ditë të tëra. Ne na thanë që Jamlo nuk kishte ngrënë asgjë atë mëngjes dhe kishte të vjella. Ne dyshojmë se të gjitha këto çuan në vdekjen e saj ”, tha një zyrtar.

11 punëtorët e tjerë migrantë janë karantinuar në një strukturë qeveritare për 14 ditë, dhe mostrat e tyre janë dërguar për provë. Raporti postmortem i Madkam tregoi se ajo nuk kishte coronavirus.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA