Rikard Ljarja prehet në vendlindje/ Amaneti i artistit, Shkodra e përcjell me duartrokitje

21/04/2020 15:31

Amaneti u përmbush, Rikard Ljarja do të prehet përjetësisht në banesën e fundit, në Shkodër, në qytetin ku lindi dhe u rrit.

Në një ceremoni, të ngushtë familjare, për shkak të rregullave të diktuara nga Covid19, të afërm dhe pak miq i dhanë lamtumirën e fundit, ikonës se kinematografisë shqiptare.

Aktori, skenaristi e regjisori i dhjetëra produksioneve kinematografike dhe mjeshtri i skenës teatrale u shua në moshën 77 vjecare duke lënë pas një thesar artistik.

Arti dhe kultura shkodrane këto ditë është në zi, pasi ka pësuar 3 goditje të rënda me humbjen e Gëzim Krujës, Rikard Ljarjes ndërsa aktori Bruno Shllaku po kalon momente të vështira shëndetësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA