Video/ Mike Waltz bën pompa me marinsat në vizitë zyrtare në Gjenevë, Ambasadori amerikan tregon gatishmërinë fizike si pjesë të lidershipit Gjermania tha se ka regjistruar 1,785 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, të cilat e rrisin në mbi 143,000 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.
Instituti i sëmundjeve infektive Robert Koch tha po ashtu se 194 njerëz kanë vdekur në 24 orët e kaluara, duke e çuar në 4,598 numrin e viktimave nga koronavirusi në Gjermani.
Shifrat e fundit paraqesin një rritje të lehtë të infektimeve të reja, pas dy ditësh rënieje.
Qeveria gjermane ka thënë se koronavirusi është nën kontroll dhe ka lejuar këtë javë hapjen e disa dyqaneve të vogla.
Megjithatë, kancelarja Angela Merkel ka kërkuar që Gjermania të jetë e kujdesshme dhe e disiplinuar në luftën kundër koronavirusit, për të shmangur, siç ka thënë ajo, rikthimin e sëmundjes në javët e ardhshme.
Gjermania do ta shohë brenda dy javësh nëse relaksimi i pjesshëm i kufizimeve në jetën publike, e ngre lart nivelin e infeksionit, ka thënë Merkel.
Gjermania, edhe pse ka numër të madh të të infektuarve, ajo ka numër më të vogël të viktimave krahasuar me vendet tjera evropiane: Italinë, Spanjën dhe Francën – secila me mbi 20,000 të vdekur.
Suksesi relativ i Gjermanisë në trajtimin e koronavirusit u është atribuar kryesisht testimeve masive
Top Channel