Itali/ Gruaja shtatzënë kurohet me plazma dhe fiton betejën me koronavirusin

21/04/2020 20:35

ITALI- Një grua shtatzënë me vajzën e saj të dytë ka mposhtur koronavirusin në Mantua.

Kjo ka ndodhur falë dy qeseve të plazmës hiperimune, të marra nga pacientët e shëruar. Ndërhyrja ishte shumë e suksesshme pasi 28-vjeçarja shtatzënë ka arritur të fitojë betejën me Covid-19.

Sipas spitalit Mantuan Asst, nuk ka raste të tjera të grave shtatzëna të prekura nga Covid-19 të trajtuara dhe kuruar me infuzion të përbërësit të gjakut. Gruaja e shëruar quhet Pamela Vincenzi, 28 vjeç, e shtruar në spital që më 9 Prill. Ndërhyrja me plazmë erdhi për shkak se gjendja e saj ishte përkeqësuar.

“Plazma më ktheu në jetë – thotë gruaja e re nga Mantua, e cila u kthye sot në shtëpi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA