“23 vjeçe është pak e madhe për ty”/ Dalin email-et tronditëse, agjenti i modeleve i lutej Jeffrey Epstein të kryente marrëdhënie me vajza 18-vjeçare 28/03 07:37
Festivali i njohur i birrës, Oktoberfest, nuk do të mbahet këtë vit në Gjermani, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Landi gjerman i Bavarisë njoftoi të martën se ngjarja është anuluar. Oktoberfest do të duhej të mbahej nga data 19 shtator deri më 4 tetor.
Zakonisht, atë e vizitojnë rreth 6 milionë njerëz. Anulimi pritet t’i japë një goditje të madhe ekonomisë së Mynihut – qytetit ku organizohet festivali.
Reuters thotë se festivali gjeneron më shumë se 1 miliard euro për Mynhun çdo vit. Gjermania ka nisur të lehtësojë disa masa kundër koronavirusit, por ka thënë se distancimi fizik do të mbetet në fuqi.
Top Channel