Rrëmbimi masiv në shkollën katolike, lirohen 130 nxënës të tjerë në Nigeri
Disa mijëra izraelitë kanë bërë dje një protestë shembullore kundër kryeministrit të vjetër të vendit Benjamin Netanyahu dhe shkeljes së lirive me justifikimin e epidemisë së koronavirusit.
Sheshi kryesor i Tel Aviv ishte matur me kujdes për protestën, duke shënuar një “X” në vendet e çdokujt për të ruajtur distancimin social. Organizatorët kishin shënuair të paktën 2,800 kryqe përprotestuesit mbrëmjen e djeshme por më shumë se dyfishi i njerëzve të planifikuar erdhi në demonstrim.
Protestuesit mbanin famurë izraelitë të zinj që do të thotë se Netaniahu ka sulmuar sistemin demokratik të vendit. Duke mbajtur maska dhe ruajtur direktivat e sigurisë mjekësore, një protestues tha; “Nuk do të rri i heshtur sepse vendi im ka ndryshuar fytyrë.”
Protestuesit në distancë e bënin të dukej plot sheshin Rabin i cili zakonisht mban dhjetra mijëra njerëz.
Duke folur në protestë deputeti Yair Lapid kritikoi Netanyahu dhe kreun e parlamentit Benny Gantz, për një aleancë hipokrite në qeveri. “Nëse nuk lufton korrupsionin ti je pjesë e tij. Ne jemi këtu për të thënë se nuk do të dorëzohemi kurrë, edhe pse shumë njerëz janë dorëzuar”.
Top Channel