Foto/ E pabesueshme! Qytetarët në Izrael protestojnë duke respektuar distancimin social

20/04/2020 20:50

Mijëra qytetarë izrealitë, protestuan kundër qeverisjes së kryeministrit, Benjamin Netanyahu, duke kërkuar largimin e tij.

Mirëpo, ajo që bëri përshtypje gjatë protestës, ishte fakti sesi qytetarët respektonin distancimin social mes tyre.

Të veshur me maska mbrojtëse dhe duke mbajtur distancën ndaj njëri tjetrit, rreth 2.000 aktivistë u mblodhën në sheshin “Rabin”, në kryeqytetin e vendit, Tel Aviv. Protestuesit u mblodhën nga një thirrje në Facebook, e publikuar nga lëvizja “Flamuri i zi”, të cilët vazhdimisht dënojnë politikat e ndërmarra nga Netanyahu. Parlamenti i Izraelit, është ende në krijim e sipër, pasi kryetarët Gantz dhe Netaanyahu janë ende duke negociuar për nënshkrimin e një aleance sëbashku.

Nëse dy krerët partiak nuk gjejnë një gjuhë të përbashkët, Izraeli rrezikon të përballet me një krizë të vërtetë, pasi koronavirusi ka përfshirë vendin duke infektuar 13,000 persona dhe shkaktuar 172 vdekje.

FOTO GALERI
3/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA