Forcat ajrore të Kazakistanit kanë humbur së fundmi një nga gjuajtësit rusë MiG-31, i cili u rrëzua prej një defekti madhor në rajonin Karaganda pranë kryeqytetit.

MiG-31 është dizajni më i rëndë dhe më i aftë sovjetik për luftën në ajër, dhe Kazakistani është vetem një nga dy vendet pas Rusisë që i zotërojnë ato. Avioni vlerësohet për sensorët e mëdhenj e të fuqishëm dhe aftësinë për të vepruar në lartësi të mëdha deri në 25 km.

Forcat ajrore kazake zotërojnë 32 copë interceptorë të tillë, së bashku me modele të tjera superiore ruse si Su-27 dhe dërgesën e marrë së fundmi të gjujatësve Su-30SM.

Vetëm disa nga MiG-31 e forcës së Kazakistanit janë modernizuar në strandardet MiG-31BM apo të pajisur me raketat R-77. Nuk dihet nëse modelet post-sovietike R-33 janë instaluar në to. Forcat kazake pritet të tregojnë interes për raketat R-37, me të cilat Rusia ka pajisur MIG-31 e saj.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel