Një shpërndarës picash në kryeqytetin indian New Delhi, rezultoi pozitiv koronavirus, dhe kjo bëri që të gjithë kolegët dhe ata që kishin marrë pica prej tij të futeshin në karantinë.

Autoritetet futën menjëherë në karantinë 16 kolegët e tij dhe po gjurmojnë tashmë të gjitha adresat e dërgesave të tij.
“Deri tani kemi 72 shtëpi që kanë marrë dërgesa nga i infektuari të cilat janë instruktuar të ndjekin rregullat e vetë-karantinimit”, tha përgjegjësi i bashkisë lokale B.M Mishra.

Ai nxiti njerëzit të mos panikoseshin pasi shoferët e tjerë kanë mbajtur maska dhe kanë ndjekur rregullat e sigurisë së kontakteve.

Kësaj jave qeveria indiane ndau vendin në zona me ngjyra të ndryshme sipas nivelit të infektimeve me koroanvirus. Zonat e kuqe tregojnë epoqendrat e infektimit, ato portokalli me infeksione mesatare dhe zonat e gjelbra pa shumë infektime.

Gjashtë qytetet e mëdha përfshi New Delhi e Mumbai, u përfshinë në zona të kuqe, të cilat nuk do të kenë zbutje të masave as në 20 prill. India ka deri tani 12,456 raste të konfirmuara dhe 423 vdekje nga sëmundja.

Top Channel