Pandemia e koronavirusit i ka dhënë një tjetër goditje monarkisë britanike teksa zyrtarët kanë njoftuar anullimin e përshëndetjes me goditje topi për ditëlindjen e mbretëreshës.
Zyrtarët e pallatit mbretëror Buckingham Palace thanë se nuk do të kryen të shtënat tradicionale për 94 vjetorin e monarkes më 21 prill, prej shqetësimeve të lidhura me epideminë e koronavirusit.
Kjo është hera e parë në sundimin 68-vjecar të Elisabetës që anullohen të shtënat e topit, që zakonisht kryheshin nga parku Hyde Park apo Kulla e Londrës në qendër të kryeqytetit.
Megjithse ajo mbajti një fjalim të posaçëm për popullatën më 5 prill, mbretëresha nuk ka arritur të jetë një pikë bashkimi për kombin gjatë krizës së paprecedentë shëndetësore.
Qeveria e saj konceptohet gjerësisht si e dobët në performancë, duke nisur që prej testimeve dhe gjurmimit të rasteve të koronavirusit në vend. Ata janë kritikuar gjithashtu për mungesë pajisjesh mbrojtëse për sistemin shëndetësor.
Top Channel