Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i personave të infektuar me koronavirus në botë ka tejkaluar shifrën 2.2 milion përkatësisht 2.251.768.

Numri i të prekurve mendohet se është shumë më i lartë, pasi shumica e personave janë duke u përballur me simptoma të lehta.

154,295 persona kanë vdekur në gjithë botën dhe 574,383 janë shëruar.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të prekurve, (710,272 persona), të pasuara nga Spanja (190,839 persona), Italia (172,434 persona) dhe Franca (147,969 persona).

SHBA deri më tani ka numrin më të madh të viktimave, 37,175, duke tejkaluar Italinë ku numërohen 22,745 persona të vdekur, dhe pas Italisë vendi tjetër më i prekur është Spanja me 20,002 viktima.

Një tjetër vend i Evropës, Franca numëron 147,969 të infektuar dhe 18,681 viktima.

Mbretëria e Bashkuar deri më tani ka më shumë se 14,570 të vdekur dhe mbi 108,690 të infektuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA