Mbishkrim, dorashka, kamxhik/ Shkrirja e akullnajave në Norvegji; zbulohet një kalim malor nga epoka e Vikingëve

17/04/2020 11:15

Shkrirja e akullnajave në malet në veriperëndim të kryeqytetit norvegjez Oslo ka zbuluar një kalim malor nga epoka e Vikingëve.

“Daily Mail” raporton se mbetjet arkeologjike që datojnë nga viti 300 pas Krishtit u zbuluan në kalimin Lendbreen.

Mbetjet arkeologjike përfshijnë mbi 100 mjete dhe artikuj veshjesh, një shkop ecje me një mbishkrim runik, dorëza dhe një thikë të vogël si dhe kocka kafkësh. Kalimi malor i zbuluar përdorej nga udhëtarët dhe tregtarët gjatë periudhës së Vikingëve. Trafiku përmes kalimit arriti kulmin në vitin 1000 pas Krishtit dhe pas një murtaje shkatërruese në mesin e viteve 1300. Ai nuk u përdor për shkak të ndryshimeve ekonomike dhe mjedisore.

Ekspertët thonë se shkrirja e akullnajave për shkak të ndryshimeve klimatike mund të zbulojë më shumë mbetje arkeologjike në rajon./AA

FOTO GALERI
19/19

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA