Shumë biznese po përballen me vendime të vështira teksa pandemia e COVID-19 ka dëmtuar rëndë ekonomitë.

Një nga këto vendime ishte ai i fermerëve të patateve në Idaho të cilët janë detyruar të japin falas prodhimin e tyre për të mos e cuar dëm, ndërsa të tjerë u detyruan thjesht t’i hidhnin.

“Nuk kisha treg për patatet do të duhej ose t’i hidhja ose t’i bëja ushqim për kafshët. Por mendova se mund të jap diçka për komunitetin në një kohë që e di se shumë njerëz janë keq financiarisht ,” tha Ryan Cranney, drejtori i fermës Cranney Farms.

Kjo fermë punon prej 113 dhe asnjë herë nuk ka nxitur njerëzit të vijnë për të marrë patate falas. Shpejt pritet që pirgu i madh i patateve të zhduket, po jo pasiguria për të ardhmen.

Top Channel