Të sëmurët e kumarit që nuk mund të vendosin më baste në takimet sportive, kanë nisur aktivitetin në bastet ilegale, disa prej të cilave ofrojnë koefiçientë për numrin e të prekurve me Covid-19.
Në këto rrjete organizatorët dhe bixhosxhinjtë e kanë kthyer pandeminë globale në një mundësi “për të hedhur zarat”.
Tregjet e zeza të bixhozit po ofrojnë koefiçientë për parashikimin e numrit të të infektuarve çdo ditë.
Agjencia e lajmeve nga Singapori “The New Paper” kishte zbuluar pesë rrjete të tilla ku mes të tjerave, lojtarëve u ofrohej shansi të gjenin nëse numri ditor i rasteve të koronavirusit do të ishte çift apo tek.
Lindja e rrjeteve të tilla vjen teksa tregu global i basteve ka ndaluar prej anullimit të eventeve sportive.
Psikiatri Dr Adrian Wang, shpejgonte se përse kumarxhinjtë problematikë i drejtohen këtyre rrugëve për të marrë dozën e tyre.
“Bixhozi aktivizon qendrat e kënaqësisë në tru, çliron neurokimikate që japin ndjesinë e shpërblimit apo kënaqësisë. Ata janë të varur prej tyre si ndaj alkoolit, si për shembull në rast se nuk kanë para për uiski, do të blejnë verë të lirë orizi … ose ç’të gjejnë”.
Doktoresha psikiatre Dr Munidasa Winslow, kishte mendim të ngjashëm: “Të vësh bast mbi numrin e përditshëm të rasteve me Covid-19 është diçka djallëzore, por për bixhozxhiun, është një tjetër rrugë për illuzionin e tij të lojës”.
Top Channel