Në emisionin “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Erjona Rusi dhe Flori Gjini, ishte i ftuar me anë të një lidhjeje në “Skype”, aktori Ledio Lako.
Ledio me datë 6 prill kishte ditëlindjen dhe në studio foli se si e festoi atë në karantinë. “Prindërit më bënë dhuratë ushqime se për rroba nuk ka dyqane hapur, ndërsa urimet të gjitha seri thonin që të gjeja një nuse”, tha Ledio. Ndër të tjera ai zbuloi prapaskenat që ndodhin gjatë transmetimit të Portokallisë. Por surpiza më e madhe ishte që Ledio po punon mbi skenarin e një filmi dhe shumë shpejt mund të kemi një film nga Ledio Lako.
“Ne kemi verën pushim, por këtë periudhë e kishim si racion, është gjë e tmerrshme për ne. Nëse artistit i mungon skena është njësoj si t’i mungojë gruaja ose e dashura. Është vajzë shumë e mirë (i referohet një video humoristike që ka bërë këto kohë karantine me aktorin Salsano Rapi), dhe meshkujt janë shumë të mirë. Tashmë kam mësuar të bëj pazare, të shikoj portokallat, kastravecat, domatet, i shoh që nga larg kush janë të mira. Gatimet i bën mamaja, ajo di shumë mirë të gatuaj. Vetëm kam lexuar. Ata të dy e ekzagjeruan me thënë të drejtën se ne e kishim pak (i referohet një skene humori në Portokalli, ku Flori Binaj në rolin e Edi Ramës “duelon” me pështymë me Salsano Rapon në rolin e Hekuranit). Kur ecte Flori kërrciste skena shumë fare. E gjitha ishte improvizim. Njëri më tha u bëfsh 102 vjeç, të tjerat ishin me në dasëm. Dhurata më e bukur ushqime më sollën prindërit dhe do t’i bëj një laptop vetes dhuratë. Jam duke përgatitur një skenar filmi nuk e di se sa do t’ia arrij. Jo se kam përfunduar jam duke e mbyllur. Por kam dilemë ta luaj me personazhet e Portokallisë, apo me emrat tanë real, Flori, Salsano, Gazi. Unë uroj që publiku të kthehet sa më shpejt në atë sallë magjike (atë të Portokallisë). Por të gjitha skenat të mbushen sepse është e nevojshme”, tha Ledio.
Top Channel