Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me epidemiologët e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Tiranë, duke vlerësuar maksimalisht punën e tyre në terren për gjurmimin e rasteve të dyshuara dhe identifikimin e tyre në kohë.
Gjatë takimit me epidemiologët, Manastirliu tha se pavarësisht lehtësimit me pikatore të masave shtrënguese, duhet te vijojë respektimi i masave te vendosura për të kufizuar shpërndarjen e virusit.
Së fundmi Manastirliu ka publikuar edhe disa foto nga ky takim ku vlerëson punën që po bëhet nga mjekët në luftën kundër Covid-19.
“#COVID19
Për dr. Rexhep Mujën nuk ka rëndësi nëse është ditë apo natë, është i papërtuar në gjurmimin e rasteve #covid19, si dr. Abikela Prejsi, dr. Ermelinda Murati dhe i gjithë ekipi fantastik i strukturës vendore të kujdesit shëndetësor të #Tiranës, të cilët me kënaqësi i takova, për t’i inkurajuar për punën që po bëjnë. Siç po bëjnë një punë shembullore të gjithë epidemiologët nga veriu në jug të vendit!
#BASHKË” shkruan Manastirliu.
Top Channel