Tërmet i vogël në Durrës, banorët: U ndje shumë
13/04/2020 19:00
Një tërmet me magnitudë 3.3 i shkallës rihter sapo ka rënë në Durrës. Edhe pse magnituda ka qenë e vogël lëkundjet janë ndjerë goxha pasi ka qenë me intensitet katër.
Epiqendra ka qenë në deti Adriatik, 21 kilometra larg qytetit të Durrësit dhe 45 kilometra larg Tiranës.
Banorët e Durrësit janë shprehur se i kanë ndjerë lëkundjet të cilat fatmirësisht nuk kanë qenë shumë shqetësuese.
Top Channel