Shpërthim i rasteve me CoVid-19/ Lamallari e Ardi Veliu ‘zbarkojnë’ në Shkodër
13/04/2020 10:37
Për të parë nga afër situatën me rregullat e karantinimit, Shkodrën e kanë vizituar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Bardhyl Kollçaku.
I ngarkuari i qeverisë, Besfort Lamallari për të meanxhuar situatën ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për të respektuar masat me qëllim ruajtjen e shëndetit.
Ndërsa Veliu u shpreh: “Situata është e vështirë dhe ne jemi në terren. I bëj thirrje qytetarëve që të respektojnë të gjitha masat dhe rregullat e vendosura. Shtimi i rasteve në Shkodër duhet të na bëjë me të kujdesshëm të gjithëve”.
Top Channel