Kryeministri Rama është shprehur mbrëmjen e sotme se do të jepen 150 milion dollarë garanci sovrane për turizmin, fasonët dhe bizneset prodhuese me ndarje risku mes qeverisë dhe bankave duke pasur parasysh nevojën e sektorëve.

Rama:

150 milion dollarë garanci sovrane për turizmin, fasonët dhe bizneset prodhuese me ndarje risku mes qeverisë dhe bankave duke pasur parasysh nevojën e sektorëve. Ne kemi vendosur se nuk mund ta bënim dje, gjithmonë duke parë dinamikën, se nëse lufta do të na thoshte se mbaron nesër paketa do të ishte ndryshe. Në instrumentin e parë vendosëm që qeveria të marrë përsipër koston e interesit për kreditë. Po ashtu paketa e zgjeruar përcakton se të gjitha sipërmarrjet, sistemin bankar, telekomunikacionin dhe furnizimit me mall, që kanë pasur volum të rritur, pagesat e kësteve të tatim fitimit do të mund ti bëjnë pas 30 shtatorit. Për turizmin, fasonët, call center dhe bizneset e vogla deri në 14 milion lekë në vit pagesat do të shtyhen përtej 31 dhjetorit të këtij viti, të kësteve të tatim fitimit. Shtyrja do të bëhet në mënyrë proporcionale. Paketa do të miratohet brenda 48 orëve dhe shuma do të lëvrohet pas 20 prillit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA