Kryeministri Rama ishte në një lidhje ‘live’ nga ‘Facebook’-u i tij ditën e sotme ku foli për masat e reja. Ai gjithashtu u shpreh se opozita e ka humbur mundësinë për të ardhur në ndihmë.
Rama:
Opozita e ka humbur mundësinë për të na ardhur në ndihmë, për të garantuar shëndetin e njerëzve dhe për të bashkuar rezistencën ekonomike, ia kam kërkuar Bashës, të bashkojë forcat me mua dhe ekspertët, qoftë për të fituar ku është vija e zjarrit dhe për të rezistuar ekonomikisht. Përgjigjen e keni dëgjuar të gjithë, akuza për punën heroike dhe receta me iluzione. Nuk po qahem dhe nuk dua të fajësojë askënd, jam i keqardhur që në vend të bashkimit që pushteti që duhet mbrojtur është jeta e çdo njeriu, nuk janë ulur armët të luftës, as në emër të njerëzve dhe as në emër të atdheut. Kurrë nuk është vonë, thirrja ime është le t’i bashkojmë forcat dhe t’i ballafaqojmë në distancë sociale, por sy më sy në takime online, le ti flasim popujve në një zë për të mbrojtur çdo jetë shqiptari.
Top Channel