Në një kohë kur zbutja e rregullave strikte të karantinës mund të sjellin zhbërjen e luftës dhe rezultateve optimiste të deritanishme me Covid19, deputetët e opozitës së re parlamentare e kanë marrë situatën me sportivitet pa llogaritur mirë kostot.

Ata i quajnë të panevojshme ashpërsimet e dënime në Kodin Penal për ata që nuk respektojnë rregullat e karantinimit.

Duke diskutuar ndryshimet e kodit penal në komisionin e sigurisë mbledhur online, deputeti Andi Përmeti deklaroi se “Nuk mund ta dënosh një person me 10 vite burg, jo mbartës i sëmundjeve infektive, vetëm sepse del nga shtëpia për të bërë pazar. Nuk mund të jenë ato në një shtet si i yni dhe në asnjë shtet të Evropës nuk ekzistojnë”.

I ashpër në qëndrim ishte edhe deputeti Ralf Gjoni kur tha se :

“Qeveria e Edi Ramës ka vendosur rrugën e autoritarizmit dhe po shkon më shumë drejt thellimit të saj, duke propozuar masa ekstreme për t’i frikësuar shqiptarët”.

Kundra ndryshimeve të kodit penal u shpreh edhe deputetit Alban Zeneli.

“Votimi i këtij akti do të sjellë një shkelje flagrante të Kushtetutës, por do të sjellë dhe atë që quhet korrupsion politik parlamentar” deklaroi ai.

“Këto ndryshime të Kodit Penal  tha Rudina Hajdari, janë tërësisht të panevojshme dhe të pa justifikuara në kushtet ku ne ndodhemi”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA