Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj me anë të një lidhje skype në Open në Top Channel foli për paketën e dytë ekonomike të qeverisë ku tregu se kush janë përfituesit nga kjo paketë.
Denaj u pyet nga ekspertët e ekonomisë, Neritan Sejamini, Arben Malaj, Gjergji Buzuku dhe Donika Mici. Ministrja u përball me Neritan Sejaminin. Sejamini tha se qeveria nuk po jep aq sa duhet për të shpëtuar biznesin.
“Qeveria ka marrë para nga FMN-ja 170 milion euro, nga Bashkimi Europian 50 milion euro për përballimin e Covid-19, dhe ka marrë hua në emër të qytetarëve shqiptarë. Në total mblidhen 350 milion euro. Qeveria po jep 100 milion euro, ndërsa 250 milion euro nuk dihet nga do i çojë qeveria”- tha Sejamini.
“Nuk i kemi ato para. Këto para nuk i kemi. Kur ti kemi normalist do t’i adresojmë. Tani po flasim për paratë që kemi. Ato janë premtuar, si kemi, s’kanë ardhur akoma”- tha ministrja Denaj.
‘Kjo që po thoni ju është një lojë fjalësh. Plani bëhet gjithmonë përpara. Në 1 janar kur miratoni buxhetin e vitin, ju nuk i keni paratë por bëni planifkime mbi paratë që priten të vijnë”- tha Sejamini.
Top Channel