Ka ndërruar jetë një 39-vjeçare nga Istogu, e cila ishte infektuar nga coronavirusi duke e çuar kështu në 8 numrin e viktimave në Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Istogut, Haki Rugova.

“Po sot ka ndërruar jetë”, tha shkurtimisht ai.

Viktima vuante edhe nga disa sëmundje tjera, ajo ishte transferuar nga Spitali i Përgjithshëm Rajonal i Pejës për në Klinikën Infektive të QKUK-së, ditën e diele.

“Ka qëndruar në Spitalin tonë dy ditë e gjysmë me probleme me zemër dhe përkeqësime në lukth, pa shenja tjera primare. Në përmirësim e sipër, mbrëmë në moment i është përkeqësuar situata. Dy teknik urgjentisht kanë intervenuar, kanë qenë pa maskë, sepse ka qenë urgjencë nga dhoma në dhomë”, kishte njoftuar Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Rajonal të Pejës, Skënder Dreshaj,

Ndryshe, deri më tani në Kosovë nga coronavirusi kanë humbur jetën 8 persona, ndërsa janë infektuar 362.

Top Channel