Flamurët ishin vendosur në disa antena të rrjeteve celulare në Melbourne, Australi, teksa entuziastët e teorive të konspiracionit nuk heqin dorë nga ideologjitë e rreme.
Aktivistët kishin shënjestruar në kompani celulare australiane duke vendosur në antenat e saj flamurë nazistë dhe të Kinës, në të cilat shkruhej “Covid-19”.
Flamurët ishin vendosur natën e djeshme në Victoria, Australi.
Dr Dvir Abramovich, i komisionit vendas të Anti-Defamacionit, e quajti aktin “të përçmuar”.
“Është tmerruese të mendosh që Australia në vitin 2020, të ketë individë të tillë me urrejtje të rrezikshme në zemrën e tyre, që ecin në rrugët tona dhe haptazi celebrojnë ideologjinë satanike të Hitlerit. Të gjithë ata që e duan këtë vend dhe vlerat e tij duhet të revoltohen nga ky akt i mbrapshtë. Nuk ka një ilaç të përkryer për shërimin e racizmit, por duhet një mesazh shumë i qartë se nazizmi nuk ka vend në Australi”, tha ai.
Telstra, kompania australiane që ka sjellë rrjetin 5G në zonë, është shënjestruar dhe herë të tjera për afrimin e gjeneratës së re të teknologjisë “wireless” nga Kina.
Por teoristët e konspiracionit besojnë se koronavirusi është i krijuar nga njeriu dhe se bllokadat janë vendousr për avancimin e rrjetit të ri 5G.
Në fillim të muajit në Birmingham të Anglisë u ndez një zjarr proteste nga banorë që besojnë se rrjeti 5G mund të sjellë sëmundje të radiacionit.
Top Channel