Fantazi fëmijësh në karantinë/ 11-vjecarja nga Vlora që pikturon në izolim
13/04/2020 12:17
Fantazia e fëmijëve është ajo që zbukuron ditët në karantinë për familjet e izoluara
Jemi në Vlorë me Emin, piktoren e vogël. 11-vjeçaren e gjejmë në shtepi të veshur me përparësen e punës dhe divanin, ku ajo gjatë ditës rri e ka kthyer në kavaletën e saj.
Çdo ditë jave, Emi bën mësimin on line dhe pastaj ushtron pasionin e saj, pikturën.
Për nxënësen në klasën e pestë, dita merr kuptim, teksa pikturon e sidomos kur subjekti i pikturës është natyra. Në këto javë, izolimi ka realizuar tre tablo dhe për të kjo është mënyra më e mirë për të kaluar këto ditë larg bangave të shkollës dhe shoqeve të saj.
Top Channel