300 vizitat në ditë online/ Qendra shëndetësore nr.1 në Tiranë përshtatet me situatën e Covid-19
13/04/2020 21:53
Qendra Shëndetësore numër 1 në Tianë, që mbulon rreth 80 mijë banorë, do të ishte plot me pacientë në radhë.
Por me shpalljen e pandemisë boterore kjo ambulancë dhe gjithë të tjerat e kanë përshtatur shërbimin mjekësor. Vizitat tani kryhen online, pra në distancë dhe në rastë urgjence pacienti paraqitet fizikisht.
“Sot kanë ardhur rreth 8 pacientë fizikisht. Në një ditë tani në të gjithë bëjmë rreth 300 vizita me telefon dhe fizikisht”.
Ndërkohë që po filmonin një zotëri 80 vjecar që kishte rënë nga bicikleta u paraqit në klinikë.
“Nuk kam asgjë. Jam rrëzuar nga bicçikleta, jo nga Virusi”.
Top Channel