Në puntatën e sotme në rubrikën “Përputhen”, u vu re mungesa e Albanit, njërit nga konkurentët. Ai nuk ishte pjesë e emisionit, pasi kishte pësuar një aksident automobilistik, por fatmirësisht pa pasoja. Ndërkohë aktualisht ndodhet në shtëpi, në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Mirëpo, ai ndërhyri gjatë emisionit dhe u shpreh në lidhje me aksidentin.
Tha që është mirë, por ajo që i ka bërë përshtypje është se ende nuk ka marrë një ngushëllim nga personi me të cilin është aksidentuar.
Ndër të tjera u shpreh që makina e tij ishte e pajisur me autorizimin (kushti i lëvizjes këto kohë, bën pjesë në masat për frenimin e koronavirusit). Për më shumë rreth aksidentit, ju ftojmë të ndiqni videon duke filluar nga minuta e parë.
Momanti i aksidentit mund ta ndiqni në sekondën e 30.
Top Channel