Përgjatë pandemisë me koronavirus, përgjigjja e Suedisë ndaj sëmundjes COVID-19, që shkakton kjo sëmundje ka qenë e çuditshme. Për dallim nga vendet tjera të Evropës, ky vend nuk ka marrë masa të izolimit, kafoteritë dhe restorantet janë të hapura dhe shkollat nuk janë mbyllur.
Ndonëse Qeveria suedeze ka këshilluar njerëzit që të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme, banorët kanë vazhduar jetën e tyre. Kryeministri i këtij shteti, Stefan Löfven e ka pranuar se Suedia nuk ka qenë e përgatitur për pandeminë dhe se “është e qartë që shteti nuk ka bërë mjaftueshëm”.
Ai i ka thënë transmetuesit suedez, SVT, se duhet mbyllur restorantet që nuk praktikojnë distancim fizik. Në Suedi deri më tani, 870 persona kanë vdekur nga koronavirusi, disa herë më shumë në krahasim me vendet fqinje, si Danimarka që ka regjistruar 347 vdekje dhe Norvegjia 113, vende në të cilat veçse janë prezantuar masat e izolimit./REL
Top Channel