Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Rusi u rrit me 2.186 brenda 24 orësh, duke sjellë numrin e përgjithshëm të rasteve në 15,770, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Rus TASS.

Kjo është rritja më e madhe ditore të rasteve me Covid në Rusi, që prej fillimit të shpërthimit.

Numri i viktimave është rritur në 130, ku në 24 orët e fundit janë shënuar 14 vdekje.

Shumica e rasteve janë përqendruar në Moskë, e cila ka gjithsej 10,158 raste të koronavirusit. Në ditën e fundit, kryeqyteti rus regjistroi 1.306 raste të reja të koronavirusit dhe 14 viktima.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA