Është rritur numri i viktimave nga Covid-19 në Greqi, ku gjatë 24 orëve të fundit numërohen tre viktima, duke e çuar totalin e përgjithshëm të vdekjeve në 96 persona.

Dy prej viktimave janë shënuar në një spital të Athinës dhe një tjetër në Selanik.

Mosha e viktimave ishte mbi 60 vjeç dhe mësohet se vuanin nga sëmundje të tjera shoqëruese.

Deri më tani numërohen 2.081 të infektuar me koronavirus në Greqi. 269 persona janë shëruar dhe rikthyer në shtëpi ndërsa mësohet se 7 persona ndodhen të shtruar në spital në gjendje të rënduar shëndetësore.

Bilanci botëror vijon të rritet nga virusi Covid-19, ku në mbarë botën numërohen 1,783,724 dhe 108,907 viktima.

Top Channel