Në Korenë e Jugut, 91 pacientë që ishin shëruar nga koronavirusi, kanë rezultuar sërish pozitivë në testet për Covid-19. Frika se virusi mund të infektojë sërish personat e shëruar, është mes kryesoreve në nivel global.

Për Jong Eun Kjeong, drejtor të qendrës për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, virusi mund të jetë riaktivizuar dhe jo të jetë rikthyer sërish në një trup të shëruar nga një infektim i mëparshëm.

Por të tjerë ekspertë, drejtojnë gishtin nga mundësia e rezultateve jo të sakta të testeve, ç’ka nuk është edhe aq e pazakontë. Të tjerë akoma mendojnë se virusi mund të qëndrojë në organizmin e pacientëve të shëruar por në formë më të zbutur, pa patur aftësinë të infektojë sërish persona të tjerë apo të dëmtojë pacientin në fjalë.

Numri do të rritet, 91 është vetëm fillimi, thotë një virolog në spitalin Guro në Seul, i bindur sidoqoftë se nuk bëhet fjalë për infektim të ri por për rizgjim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA