Apple dhe Google po zhvillojnë së bashku një teknologji për të paralajmëruar njerëzit nëse ata kanë hyrë së fundmi në kontakt me persona që kanë rezultuar të prekur nga koronavirusi. Ata shpresonin se do të ndihmonin fillimisht aplikacionet e gjurmimit të kontakteve të palëve të treta që të funksionojnë me efikasitet.
Por së fundmi, edhe vetë gjigandët thonë se duan të bëjnë të njëjtën gjë dhe përdoruesit thjeshtë do të duhet të shkarkojnë aplikacionet e dedikuara për të inkurajuar praktikën. Dy kompanitë besojnë se përpjekja e tyre, që ka si qëllim ti mbajë përdoruesit, pjesmarrja e të cilëve do të jetë vullnetare dhe anonime, të adresojë shqetësimet e privatësisë.
Metoda e tyre e gjurmimit të kontakteve do të funksionojë duke përdorur bluetoothin e smartfonëve për të përcaktuar se kush mund të jetë i rrezikuar nga prekja. Nëse një nga këta persona më pas rezultojnë pozitiv për Covid-19, një paralajmërim do të dërgohet për njerëzit që mund të kenë qëndruar pranë tyre.
Asnjë e dhënë nga GPS apo informacion personal, nuk do të regjistrohet. Vetë presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se administratës së tij i duhet kohë për ta marrë në konsideratë këtë zhvillim. Në anën tjetër, supervizori i mbrojtjes së të dhënave personale i Bashkimit Evropian, ka qenë më pozitiv.
Apple është prodhuesi i IOS ndërsa Google është kompania që qëndron pas Android. Të dy sistemet operative gjenden në pjesën më të madhe të smartfonëve në përdorim. Disa vende, si Singapori, Izraeli, Koreja e Jugut dhe Polonia, përdorin aktualish telefonët e njerëzve për të lëshuar alarme për infektim të mundshëm.
Autoritete të tjera, përfshirë Britaninë e Madhe, Francën dhe Gjermaninë, po punojnë për iniciativa të tyre.
Top Channel