Vrau Dritan Haxholli në shtëpinë e Marsida Qatja, Gjykata liron nga qelia ish-punonjësin e burgut, Bledar Toçin

11/04/2020 16:03

KAVAJË – Gjykata ka liruar nga burgu Bledar Toçin, polici i cili akuzohet për vrasjen e Dritan Haxhollit.

Ngjarja e rëndë  ndodhi më  10 tetor të  2019, ku viktima kishte hyrë  në  banesën e Marsida Qatja,  brenda së cilës ndodhej edhe Bledar Toçi,  banues në Kavajë, ish punonjës i Policisë së Burgjeve.

Burime për Top Channel bëjnë  me dije se Gjykata ka vendosur të  ndryshoj masën e arrestit me burg për Bledar Toçin duke e bërë  në  detyrim paraqitje. Nuk dihet ende se pse Gjykata ka vendosur të  ndryshojë  masë n e sigurisë  dhe të  lirojë  nga qelia ish-punonjësin e burgut të  Durrësit.

Vendimi u mor nga gjyqtari Genti Dakollari, pas shqyrtimit të kërkesës së të arrestuarit Tocci dhe ndryshimit të akuzës ndaj tij, gjatë hetimeve, nga vrasje në tejkalim të kufijve të vetëmbrojtjes, në vrasje për vetëmbrojtje.

Kjo ngjarje e rëndë  sipas policisë  në  atë  kohë  ndodhi për shkak të  një  lidhje që  Marsida Qatja kishte me viktimë n, 41 vjeçarin Dritan Haxholli. Gjithçka ndodhi në  apartamentin që  30-vjeçarja Marsida Qatja, nënë e tre fëmijëve, kishte në  pronë si.

Në  atë  kohë  u mësua se Marsida Qatja kishte pasur një lidhje jashtëmartesore me Dritan Haxhollin, (viktimën) lidhje të cilës i kishte dhënë fund rreth dy javë para krimit. Në momentin e ngjarjes,  Marsida Qatja ndodhej në banesë me tre meshkuj, Bledar Toçin, (efektiv sigurie në burgje, autor i vrasjes) Xhuljo Biturkun fqinjin e saj dhe Ermir Çela, shokë i saj.  Më  pas ka tentuar të  hyjë  me forcë  në  banesë  edhe viktima po në  kë të  moment kanë  shpërthyer edhe të  shtënat mes palëve.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA