KAVAJË – Gjykata ka liruar nga burgu Bledar Toçin, polici i cili akuzohet për vrasjen e Dritan Haxhollit.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 10 tetor të 2019, ku viktima kishte hyrë në banesën e Marsida Qatja, brenda së cilës ndodhej edhe Bledar Toçi, banues në Kavajë, ish punonjës i Policisë së Burgjeve.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se Gjykata ka vendosur të ndryshoj masën e arrestit me burg për Bledar Toçin duke e bërë në detyrim paraqitje. Nuk dihet ende se pse Gjykata ka vendosur të ndryshojë masë n e sigurisë dhe të lirojë nga qelia ish-punonjësin e burgut të Durrësit.
Vendimi u mor nga gjyqtari Genti Dakollari, pas shqyrtimit të kërkesës së të arrestuarit Tocci dhe ndryshimit të akuzës ndaj tij, gjatë hetimeve, nga vrasje në tejkalim të kufijve të vetëmbrojtjes, në vrasje për vetëmbrojtje.
Kjo ngjarje e rëndë sipas policisë në atë kohë ndodhi për shkak të një lidhje që Marsida Qatja kishte me viktimë n, 41 vjeçarin Dritan Haxholli. Gjithçka ndodhi në apartamentin që 30-vjeçarja Marsida Qatja, nënë e tre fëmijëve, kishte në pronë si.
Në atë kohë u mësua se Marsida Qatja kishte pasur një lidhje jashtëmartesore me Dritan Haxhollin, (viktimën) lidhje të cilës i kishte dhënë fund rreth dy javë para krimit. Në momentin e ngjarjes, Marsida Qatja ndodhej në banesë me tre meshkuj, Bledar Toçin, (efektiv sigurie në burgje, autor i vrasjes) Xhuljo Biturkun fqinjin e saj dhe Ermir Çela, shokë i saj. Më pas ka tentuar të hyjë me forcë në banesë edhe viktima po në kë të moment kanë shpërthyer edhe të shtënat mes palëve.
Top Channel