Veshjet mbrojtëse; Policët nxjerrin me forcë burrin nga autobuzi se nuk mbante maskë

11/04/2020 19:09

Në imazhet të shpërndara në mediat sociale tregohet një incident i shëmtuar mes policisë e një pasagjeri, çka bëri që kompania e autobuzëve të ndryshojë rregullin e maskës së detyruar në bord.

Një udhëtar u nxorr me forcë nga autobuzi prej oficerëve të policisë pasi nuk mbante maskë. Ai rezistoi sa mundi dhe refuzonte të dilte nga mjeti i transportit publik.
Tre policë me uniformë e tërhiqnin atë nga këmbët dhe nga krahët derisa e larguan me forcë.

Incidenti ndodhi në qendër të Filadelfias, qyteti më i madh Pensilvanisë në SHBA.

Zyrtari i bashkisë Brian Abernathy, tha për rrjetin CBS News: “Individi po udhëtonte në autobuz pa maskë. Shoferi i autobuzit i kërkoi të dilte jashtë por ai refuzoi. Policia reagoi jo për mosrespektimin e distancës sociale, por ndaj një individi që nuk doli nga autobuzi kur iu kërkua”.

Kompania vendore e autobuzëve kishte nisur rregullin e mbajtjes së detyrueshme të maskës për udhëtarët, por pas incidentit ata thanë në një deklaratë: “Kjo politikë nuk do të jetë më e detyrueshme. Ne i kërkojnë udhëtarëve të mbulojnë fytyrën por ata që refuzojnë nuk do të përjashtohen nga sistemi”.

Kryebashkiaku Jim Kenney tha se uk kishte problem me selljen e policëve.
“Jetojmë në kohë të çuditshme dhe njerëzit veprojnë në mënyra të çuditshme, por nuk i vë faj shoferit të autobuzit”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA