Emisioni shëndetësor Hipokrati në Top Channel vazhdon të surprizojë publikun shqiptar. Pas iniciativës për të duartrokitur nga ballkonet e shtëpive bluzat e bardha në vijën e parë të frontit në luftën kundër Koronavirus, në emisionin e nesërm (dt. 11 Prill), në studion e Hipokratit do të jetë një mik shumë special dhe i dashur për publikun shqiptar.
Emisioni shëndetësor Hipokrati në Top Channel vazhdon të surprizojë publikun shqiptar.
Ai është këngëtari i mirënjohur Italian Roby Facchinetti, ish këngëtari i grupit më të famshëm të muzikës italianë I POOH, grup shume i njohur në botë, por sidomos në Shqipëri, duke filluar nga brezi i viteve `70 dhe deri në ditët tona.
Roby Facchinetti, jeton në Bergamo, qytet në Itali i cili është nga më të dëmtuarit në jetë njerëzish nga Koronavirus. Ai po përjeton dramatikisht situatën me të cilën po përballet qyteti i tij i lindjes dhe emocionet e tij i shprehu se fundmi me krijimin e këngës “Rinascero`, Rinascerai”, e cila brenda pak orësh bëri xhiron e botës dhe sot, në pak ditë, ka më shumë se 15 milion klikime në rrjetet sociale.
Producenti i emisionit “Hipokrati”, Raimond Cimbi, e ftoi kengetarin Roby Facchinetti të grupit I POOH, për të prezantuar këngën e re, ekskluzivisht në emisionin që do të transmetohet ditën e shtunë, dt. 11 Prill, ora 17:30 në Top Channel.
Me këtë rast do të zhvillohet një bisedë nepërmjet Skype me këngëtarin Roby Facchinetti, i cili do të ndajë me shqiptarët, nepërmjet emisionit Hipokrati, realitetin dramatik me të cilin po përballet Lombardia, si një vatër e shpërthimit të epidemisë së Koronavirusit për Italinë.
Në përfundim të bisedës, do të transmetohet ekskluzivisht për emisionin Hipokrati kënga simbol e pandemisë së Koronavirusit “Rinascero`, Rinascerai” që ka kuptimin “Do të rilind, Do të rilindësh”.
Top Channel