Koronavirusi vret doktorin britanik që më herët i kërkonte kryeministrit më shumë pajisje mbrojtëse për mjekët e luftës

09/04/2020 16:03

Një doktor që dy javë më parë kishte paralajmëruar kryeministrin britanik Boris Johnson se stafi mjekësor i linjës së parë ka nevojë për më shumë pajisje personale mbrojtëse, ka vdekur pas diagnostikimit me koronavirus.

Dr Abdul Mabud Chowdhury vdiq fatkeqësisht pasi luftoi 15 ditë me sëmundjen në spital.
Urologu 53-vjeçar punonte në spitalin e Homerton në lindje të Londrës East London dhe vdiq mbrëmë në spitalin shtetëror të Romford pasi ishte pozitiv me koronavirus.
Ai lë pas gruan e dy fëmijët.

Më 18 mars Dr Chowdhury shkroi një letër urgjente për Boris Johnson ku bënte apel për pajisje personale mbrojtëse pune “për çdo punonjës të sistemit shëndetësor në Britani”.

Dr Chowdhury shkroi letrën e tij në Facebook: “I dashur kryeministër Boris Johnson,
“Ju lutem siguroni pajisje personale mbrojtëse për çdo punonëjs të sistemit shëndetësor në Britani.
“Kujtoni se ne doktorë/infermierë/staf ndihmës jemi në kontakt direkt me pacientët por jemi gjithashtu qenie njerëzore që përpiqemi të jetojmë pa sëmundje me miqtë e familjarët tanë. Njerëzit na vlerësojnë për punën tonë dhe kjo është frymëzuese, por ne duhet të mbrojmë familjet tona dhe veten”.

FOTO GALERI
3/3
Mjeke britnaike qe veshin qese mbeturinash ne mungese te pajisjeve mbrojtese

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA