Ish-legjenda e filmave të aksioni Bruce Willis kishte gjetur një mënyrë për ta bërë veten të dobishëm gjatë karantinës së koroanvirusit teksa i rruante flokët bijës së tij Tallulah para se ajo të niste një sesion fotografik gjysmë e zhveshur me të motrën.

Aktori i filmave ‘Die Hard’ është tashmë në karantinë me ish-gruan Demi Moore dhe fëmijët e tyre Tallulah, 26 vjeçe, Rumer, 31, e Scout 28.

Me sa duket mërzitja kishte pllakosur familen Willis teksa Tallulah mori masën drastike për rruajtjen e kokës dhe për këtë mendoi qerosi i vjetër Bruce.

Pamjet në Instagram u filmuan nga bashkëshorti i Tallulah, Dillon Buss. Motra e madhe Rumer dëgjohet që komenton: “Dukesh si Joan of Arc.” Por kujtojmë se dhe nëna e tyre Demi, ka bërë një prerje të tillë flokësh në 1997 për filmin GI Jane.

Pas stilimit Tallulah nisi fotot gjysmë e zhveshur.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel