Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar se tre pacientë që kanë marrë trajtim në kuadër të Klinikës Emergjente, kanë rezultuar si pozitivë në COVID-19.

“I.SH (1955), i transferuar nga Spitali i Përgjithëm në Ferizaj, ka ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe i njëjti për shkak të arrestit kardiak, përkundër angazhimit maksimal nga stafi mjekësor i Klinikës Emergjente, nuk ka arritur të mbijetojë. I njëjti ka rezultuar pozitiv pasi iu bë testimi pas vdekjes”, thuhet në njoftim.

Dy rastet tjera përfshijnë një punëtor fizik nga Malisheva dhe një pacient nga Mitrovica.

Me këto të dhëna, numri i të infektuarve në Kosovë arrin në 168 ndërkaq i viktimave në 4.

Të shëruar janë regjistruar 24 pacientë.

Nga radhët e komunitetit serb, janë infektuar 33 persona, ndërsa një ka vdekur.

Komuniteti serb i raporton rastet e veta në Serbi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA